Prokurori i Përgjithshëm i kërkon ILD-së inspektime në shtatë prokurori

0
295

Prokurori i Përgjithshëm, Olsian Cela i ka kërkuar Inspektorit të Lartë të Drejtësisë (ILD), inspektime në shtatë prokurori.

Ai në deklaratën e tij për shtyp , i ka kërkuar i kërkon ILD-së, kryerjen e inspektimeve tematike në prokuroritë pranë Gjykatave të Shkallës së Parë Tiranë, Durrës, Elbasan, Fier, Korçë, Shkodër e Vlorë, për periudhën mars 2020-mars 2021.

Prokurori i Përgjithshëm, në ushtrim të funksioneve ligjore, i kërkon Inspektorit të Lartë të Drejtësisë kryerjen e inspektimeve si më poshtë:

-Për shpërndarjen e çështjeve në prokuroripër hedhjen e shortit elektronik

-Mbi rregullimin e marrëdhënieve mes prokurorëve dhe drejtuesve të prokurorisë, informimin, transparencën dhe garantimin e pavarësisë në prokuroritë me juridiksion të përgjithshëm

-Për rritjen e efektivitetit në luftën kundër pastrimit të parave, krimit financiar, financimit të terrorizmit dhe në hetimet pasurore për sekuestrimin/konfiskimin e aseteve/pasurive produkt i veprimtarise kriminale

-Për miratimin e disa shtesave në “Rregulloren Standard të organizimit dhe funksionimit të prokurorive të juridiksionit të përgjithshëm

-Për rekomandimet prioritare të Këshillit të Ministrave në luftën kundër kriminalitetit për vitin 2020 në prokuroritë e juridiksionit të përgjithshëm

-Rekomandimeve të Këshillit të Ministrave në luftën kundër kriminalitetit për vitin 2020

-Për miratimin e Rregulloreve Standard të organizimit dhe funksionimit të prokurorive pranë Gjykatave të Shkallës së Parë dhe të Apeleve me juridiksion të përgjithshëm.

Prokurori i Përgjithshëm vlerëson si thelbësor sigurimin e llogaridhënies në sistemin e prokurorisë përmes garantimit të transparencës për publikun, në funksion të mirëfunksionimit të shërbimit të prokurorisë në të gjitha nivelet.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here