Urdhri i MSH: Spitali i ri i Fierit do të furnizohet me barna dhe pajisje mjekësore nga spitali i Gjirokastres dhe 3 te tjere

Spitali Rajonal i Fierit do të mbështetet nga QSUT dhe katër spitale të tjera rajonale për një periudhë tre-mujore. QSUT, Lushnja, spitali i Fierit i vjetri, Vlora dhe ai i Gjirokastrës do ta furnizojnë me barna dhe pajisje mjekësore.

Sipas një urdhri të lëshuar nga Ministria e Shëndetësisë, botuar në Fletoren Zyrtare, do të jene këto spitale që do t’i përgjigjen Spitalit Rajonal Fier për të gjitha nevojat për mallra dhe shërbime të domosdoshme.

Kjo periudhë tre-mujjore do të jetë një periudhë që do të shërbejë për mobilizimin dhe përfundimin e të gjitha procedurave ligjore apo administrative. Derisa spitali të vihet në funksion të plotë.

Në urdhrin e Ministrisë së Shëndetësisë specifikohet po ashtu se shpenzimet shtesë të spitaleve të përcaktuara për mbulimin e nevojave për mallra dhe shërbime esenciale të Spitalit Rajonal “Memorial” Fier, do të financohen nga Fondi i Sigurimit të Detyrueshëm të Kujdesit Shëndetësor (FSDKSH).

Spitali Rajonal i Fierit hapi dyert gjatë kësaj jave. Në shërbim të pacientëve do të jenë 19 mjek shqiptarë dhe shtatë turq, ndërkohë që spitali ka një kapacitet prej 150 shtretërish.

SHPËRNDAJE

Shkruaj nje koment