Ndërron jetë aktori i njohur Pirro Mani

0
264

Ka ndërruar jetë në moshën 89-vjeçare aktori dhe regjisori Pirro Mani.

Artisti i mirënjohur, bashkëshorti i aktores Pavlina Mani ka ndërruar jetë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës ku jetonte prej disa vitesh bashkë me familjen e tij.

Ndërron jetë aktori i njohur Pirro Mani

Kush ishte Pirro Mani
Piro Mani për 25 vjet punoi në Teatrin Kombëtar. Studioi në Institutin Shtetëror të Artit Teatror, GITIS, në Moskë. Pas kthimit në atdhe u emërua regjisor i Teatrit “A. Z. Çajupi”, Korçë, të cilin e drejtoi me sukses për rreth tetë vjet. Që nga 1967 – 1992 ka qenë regjisor i Teatrit kombëtar, ku ka vënë me dhjetra pjesë teatrale.

Në karrierën e tij artistike numëron mbi 80 shfaqje. Është nderuar me shumë çmime. Është mjeshtër i regjisë e skenave masive, njohës i thellë i mizanskenës. Shfaqjet kulminante janë “Cuca e maleve”, “Fytyra e dytë”, “Arturo Ui”, “Gjenerali i ushtrisë së vdekur”, “Epoka para gjyqit”, “Nata e 12 -të”, “Prometeu”, etj. Mani është angazhuar edhe në disa filma artistikë. Ka fituar shumë çmime dhe është nderuar me titullin e lartë “Artist i popullit”.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here