“Po dhjetë mijë lekë më jep”/ Arrestohen 2 mjekët në Fier, u filmuan duke iu marrë ryshfet pacientëve

0
309

Policia ka arrestuar dy mjekët në Fier të cilët u denoncuan një ditë më parë te emisioni “Stop”, me zë dhe figurë, duke iu marrë ryshfet qytetarëve.

Bëhet fjalë për shtetasit: Agim Sulaj, 54 vjeç, banues në Tiranë, me detyrë mjek psikiatër pranë Spitalit Rajonal Fier dhe Eduart Shyti, 47 vjeç, banues në Kuçovë, me detyrë mjek ORL pranë Spitalit Rajonal Fier.

“Këta shtetas, në data të ndryshme gjatë ushtrimit të funksionit ju kanë marrë një sasi lekësh qytetarëve të ndryshëm që shkonin për vizita mjekësore.” thuhet në njoftimin e policisë.

Dy mjekët akuzohen për veprën penale “Korrupsioni pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike”. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Fier për hetime të mëtejshme.

Emisioni “Stop” publikoi dje kamerën e fshehtë se si marrin para mjekët për vizitat apo konsultat mjekësore. Psikiatri Agim Sulajështë filmuar duke i marrë një qytetareje 10 mijë Lekë, pasi ajo kërkoi konsultë për dhimbjet e kokës. Ndërkohë në një rast tjetër një qytetar denoncoi se si mjeku ORL Eduart Shyti, i kërkoi 50 mijë Lekë të vjetra për një ndërhyrje në vesh.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here