Nesër Kuvendi për Metën/ Nevojiten 94 vota për ta shkarkuar nga detyra

0
210

Kuvendi i Shqipërisë do të votojë nesër, më 9 qershori për shkarkimin ose jo të presidentit të vendit, Ilir Meta.

Të ndodhur për herë të parë para një vendimi historik, seanca për shkarkimin e një presidenti nga detyra dhe vendimi për shkarkimin e tij duhet të mbështetet nga të paktën 2/3 e anëtarëve të Parlamentit.

Mazhorancës socialiste i duhen 94 vota për ta larguar Ilir Metën nga detyra përpara përfundimit të mandatit.

Komisioni parlamentar i ngritur për të hetuar veprimtarinë e Presidentit Ilir Meta gjatë zgjedhjeve të 25 prillit, në raportin përfundimtar prej 96 faqesh, thotë se “Presidenti shkeli 17 nene të Kushtetutës” dhe se “këto shkelje konsiderohen nga komisioni si shkelje të rënda”.

Ndërkohë, kreu i shtetit e ka cilësuar Kuvendin që do të mblidhet për shkarkimin e tij “antikushtetues”.

Gjithsesi siç dihet me votimin në parlament procedura e shkarkimit të Presidentit nuk mund të quhet e përfunduar. Kjo pasi është Gjykata Kushtetuese ajo që do të vendos nëse shkeljet e gjetura nga parlamenti e që në raport e komisionit cilësohen si shkelje të renda kushtetuese, janë në të vërtetë të tilla.

Nëse Kushtetuesja konfirmon vendimin e Kuvendit, Ilir Meta largohet nga Presidenca, në të kundërt, vendimi i shkarkimit humbet fuqinë vepruese.

Mandati i Presidentit përfundon në korrik të 2022 dhe nëse ai do të përfundojë përpara këtij afati me vendim të Gjykatës Kushtetuese kjo do të përbënte precendentin e parë të shkarkimit të një Presidenti në Shqipëri.

Seanca e Kuvendit, nis nga puna nesër në ora 9.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here