Lehtësimi i masave antiCovid në burgje/ Gjonaj: Më 14 qershor rinisin takimet e të burgosurve me familjarët

0
257

Më 14 qershor do të lirohen masat e vendosura për shkak të pandemisë për të burgosurit, ka deklaruar ministrja e Drejtësisë Etilda Gjonaj, gjatë një takimi me drejtuesit e bugjeve në vend.

Për të burgosurit do të lejohet vetëm një takim në muaj ndërkohë që familjarët do duhet të jenë të vaksinuar, të kenë një test negative për COVID ose një vërtetim që e kanë kaluar virusin më herët.

“Kanë filluar lehtësimet e masave në burgje. Lehtësimi i masave kufizuese është fokusuar në tre drejtime, kanë rifilluar takimet me takimet, dhënia e lejeve të veçanta dhe të aktiviteve sociale në këtë institucione. Masat e reja do të aplikohen nga 14 qershori për një periudhë, 1 takim në muaj duke respektuar, ku familjari duhet të tregojë testin pse që janë vaksinuar. Gjatë takimeve do të respektohen rregullat e tjera që do t vijojnë të jenë në fuqi. Për të mitur, 4 takime në muaj me të njëjtat kërkesa. Do të rifillojmë dhëniet e lejeve të veçanta në zbatim të rregullores së miratuar së fundmi për dhënien e lejeve shpërblyese. Do të jetë vetëm për raste mortore sipas parashikimeve ligjore. Për rifillimin e aktiviteteve do kryhen duke respektuar masat anti-COVID”, tha Gjonaj.

Ministrja e Drejtësisë, Etilda Gjonaj ka bërë me dije se janë kryer në total 1520 testime në burgje, nga të cilët 656 për të burgosurit. Referuar shifrave, 204 kanë rezultuar me COVID dhe 451 negativ.

Gjonaj u shpreh se deri më tani në burgje janë vaksinuar 2761 persona, duke nënvizuar se vendimi për lirimin e masave ka ardhur pas vlerësimeve të bëra nga Avokati i Popullit si dhe duke pasur parasysh hapat që kanë ndjekur vendet e tjera.

“2761 të vaksinuar në burgje deri më tani. 18 muaj pas vendimit të Komitetit të Ekspertëve grupi teknik në Ministrinë e Drejtësisë kanë vlerësuar situatën në të cilën ndodhemi dhe kanë propozuar lehtësimin e disa masave kufizuese.

Këto masa kufizuese kanë qenë gjatë periudhës edhe të fushatës zgjedhore për të mos I lënë asnjë mundësi të burgosurve të takohen me familjarët. Për sa i përket lehtësimit të masave kufizuese për një periudhë të përkohshme është kryer edhe vlerësimi i Avokatit të Popullit edhe është referuar edhe në eksperiencën e disa vendeve të tjera”, u shpreh ministrja. 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here