Mungesa e transportit publik nxjerr banorët e fshatrave të Dropullit në protestë

0
203

Banorët e fshatrave të Dropullit të Sipërm janë grumbulluar sot në qendër të fshatit Vrisera për të protestuar në lidhje me mungesën e  transportit publik.

Ata ankohen se linja e transportit urban nuk i përshkon këto fshatra duke detyruar banorët, mosha mesatare e të cilëve është 70 vjeç, të udhëtojnë me taksi ose me këmbë për më shumë se 15 km deri në Jorgucat, që është edhe stacioni i fundit i linjës Gjirokastër-Dropull.

500 banorë të këtyre 14 fshatrave përballen çdo ditë me këtë situatë.

Përveç mungesës së transportit urban nëpër fshatra, ata ankohen edhe për ndërprerje të energjisë dhe mungesë të shërbimeve publike.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here