Atentati ndaj pronarit të ‘Orange’ në Sarandë, Gjykata lë në burg Redjan Hadërin

0
232

Gjykata e Shkallës së Parë Sarandë ka caktuar masën e sigurisë “Arrest me burg” për Redjan Hadërin, 33-vjeçarin e dyshuar si një nga autorët e sulmit të armatosur ndaj biznesmenit Spiro Iljadhi në Sarandë.

Redjan Hadëri së bashku me vëllezërit Visi dhe Andrea Caushi janë të dyshuarit kryesor si autorë  të plagosjes së Iljadhit dhe një pushuesi.

Ndërsa vëllezërit Caushi janë ende në kërkim nga policia, Redjan Hadëri në deklaratën e tij përpara Gjykatës ka deklaruar se nuk është autor i ngjarjes, por ka rastisur të jetë me Visi dhe Andrea Caushin.

Atentati ndaj pronarit të “Orange” në Sarandë ndodhi mbrëmjen e së dielës, ku Spiro Iljadhi 35 vjeç, cili u qëllua me 20 plumba.

Gjithçka duket se ka nisur pas momentit kur tre autorët janë nxjerrë jashtë “Orange” nga roja e sigurisë, arsye që nuk dihen ende.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here