Fier, 45-vjeçari gjendet i pajetë në afërsi të burgut

Një 45-vjeçar është gjetur i pajetë ditën e sotme në rrugën e burgut në qytetin e Fierit, ndërsa dyshohet që ai të jetë vetëhelmuar. Sipas informacioneve paraprak, mësohet se viktima është shtetasi Nertitan Goga, i cili është gjetur pa shenja jete nga familjarët e tij.

Policia ka shkuar në vendin e ngjarjes dhe ka nisur hetimet për zbardhjen e ngjarjes.

Njoftimi i policisë:

Sot rreth orës 18:40, në fshatin Sheqishte është gjetur nga familjarët pa shenja jete në tokat e tij, shtetasi N. G., 45 vjeç.

Nga hetimet paraprake dyshohet se ky shtetas është vetëhelmuar dhe nga këqyrja paraprake e trupit të 45-vjeçarit, nuk janë konstatuar shenja dhune. Në vendngjarje ndodhet grupi hetimor dhe po punon për zbardhjen e shkakut të vdekjes.

SHPËRNDAJE

Shkruaj nje koment