Rama si Çuçi për të vrarët në aksidente dhe me armë: Nuk jam i shqetësuar, trendet janë brenda limitit!

0
168

Kryeministri Rama ka folur njësoj si Ministri i Brendshëm Bledi Çuçi gjatë një konference për mediat sot, kur u pyet për të vrarët në aksidente dhe në përplasje me armë në plazhe. Rama tha se nuk ishte i shqetësuar sepse trendet e shifrave të aksidenteve dhe të vrarëve ishin brenda limiteve dhe se policia nuk mund t’i parandalonte.

“Nuk jam i shqetesuar, trended janë brenda një limiti që përcakton shkallën e uljes dhe ngritjes dhe janë brenda kufijve të arsyeshmes. Ngjarjet e ndodhura janë tronditëse, por turistët të mos kenë asnjë merak. Atmosfera e një vendi që turistët nuk duhet të vijnë se mund të vriten rrugëve, është në ekran, nuk është në terren dhe fakti tregon që turistët po vijnë. Turistët nuk vijnë nga hëna, por vijnë nga nga vende ku jetohet dhe 1 ose 2 ose 3 ngjarje tragjike nuk përcaktojnë nivelin e sigurisë apo të pasigurisë dhe të thuash që është më keq se të kishte kovid nuk di si ta quaj. Të jemi realist dhe të kuptojmë si është dinamika e një ngjarjeje me çfarë lidhet dinamika e një ngjarjeje” u shpreh kryeministri, duke fajësuar edhe ai gjykatësit dhe prokurorët që nuk dënojnë sa duhet shkelësit e ligjeve. Rama përsëriti edhe një herë deklaratat e Bledi Çuçit duke thënë se policia nuk mund të ndalonte të çmendurit që ecin me shpejtësi ne rrugë apo të parandalonte vrasjet mes fqinjëve.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here