Dhunoi denoncuesen, pezullohen nga detyra dy efektivë policie në Himarë

0
232

ShÇBA ka pezulluar nga detyra dy efektivë policie, pas urdhrit të Gjykatës së Shkallës së Parë Vlorë. Më konkrtisht bëhet fjalë për punonjësit e Policisë:

• N/Komisar XH.Q., me detyrë Shefi Seksionit për Rendin dhe Sigurinë Publike në Komisariatin e Policisë Himarë;
• Inspektor K.S., me detyre SPZ në Njësinë Administrative Lukovë, Himarë.

“Procedimi ka filluar mbi bazën e kallëzimit të një shtetaseje për veprën penale të “Kryerjes së veprimeve arbitrare”, pasi është ushtruar dhunë ndaj denoncueses, nga ana e Inpektorit K.S. Ekzekutimi i urdhërit u pasqyrua me proces-verbalin përkatës dhe materialet u vunë në dispozicion të Prokurorisë së Rrethit Vlorë.” thuhet në njoftimin për mediat.

ShÇBA njofton se hetimet vijojnë për zbardhjen e plotë të rrethanave.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here