Shkelja e Kodit rrugor/ Arrestohen 11 shoferë dhe gjobiten 2413 të tjerë

0
155

Policia Rrugore vijon me kontrollet në të gjitha akset rrugore nacionale dhe në qendrat urbane.

 Në 24 orët e fundit, janë arrestuar 11 drejtues automjetesh, 61 leje drejtimi janë pezulluar, nga të cilat 45 për drejtim mjeti me shpejtësi tej normave të lejuara dhe 16 për drejtim mjeti nën efektin e alkoolit apo në gjendje të dehur ndërsa janë gjobitur 2413 shoferë.

 Nga Policia Rrugore e Tiranës janë evidentuar dhe proceduar penalisht 2 drejtues mjetesh, H. M., 27 vjeç dhe A. H., 19 vjeç, për përvetësim të simboleve të Policisë dhe mbajtje pa leje të armëve të ftohta.

 Si rezultat i kontrolleve, në akset rrugore nacionale dhe në qendrat urbane, janë ndëshkuar me heqje të lejes së drejtimit, shumë drejtues mjetesh që qarkullonin me shpejtësi të lartë.

 Radari i Njësisë Operacionale të Policisë Rrugore konstatoi një 30-vjeçar me iniciale G.Ç., nga Vlora, i cili u kap duke qarkulluar me një automjet luksoz me 198 km/orë.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here