Tre turistë të cilët mbetën të bllokuar në Gjirin e Gramës në Karaburun janë shpëtuar mbrëmjen e djeshme nga roja bregdetare e Vlorës.
Tre të rinjtë kishin marrë skafin rreth 7 metra me dy motora dhe ishin nisur për të shkuar në Himarë. Ato kanë dalë rreth orës 18:00 dhe rreth orës 20:30 pësuan defekt dy motorat.
Ato lajmëruan rojet bregdetare të cilat u nisën dy nga Sazani dhe dy nga Pashalimani ku rreth orës 00:30 arritën në kontakt me tre të rinjtë të cilët kishin mbetur në mes të detit.
Pas operacionit arritën të lidhnin skafin e tyre duke i tërhequr në breg të detit rreth orës 03:00 të mëngjesit të kësaj të shtune.