Policia evidenton parcela të mbjella me kanabis në Lumin e Vlorës

0
178

Një operacion anti-kanabis po zhvillohet paraditën e sotme në zonën e njohur si Lumi i Vlorës ku policia ka konstatuar disa parcela të mbjella me kanabis.

Policia thotë se parcelat janë zbuluar nga kontrollet e bëra me dron.

Mësohet se disa parcela janë konstatuar edhe në fshatrat Gusmar e Mazhar.

Në krye të operacionit janë drejtuesit e Komisariatit të Vlorës, ndërkohë që aksioni është në vazhdim e sipër.

Për momentin nuk raportohet në lidhje me sasinë e sekuestruar apo nëse ka të arrestuar në këtë operacion.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here