Rezultoi i përfshirë në rrjetin e trafikut të drogës, KLP pezullon nga detyra prokurorin e Vlorës

0
208

Këshilli i Lartë i Prokurorisë ka pezulluar nga detyra prokurorin Maksim Sota, i cili rezultoi i përfshirë në rrjetin e trafikut të drogës dhe pastrimit të parave.

Vendimi është marrë me 10 vota pro. Prokurori i Vlorës ndodhet në masën “arrest shtëpie” për akuzën e shpërdorimit të detyrës.

Pezullimi zgjat deri në rënien e shkakut për të cilin është vendosur, sikundër kundër këtij vendimi mund të bëhet ankim në Gjykatën Administrative të Apelit.

Sipas të penduarëve të këtij rrjeti, Ilirjan Duçellari (Zaimi) që ishte kreu i bandës, i kishte siguruar shtëpi me qira prokurorit jashtë Shqipërisë, ku ai qëndronte me bashkëshorten dhe fëmijët.

Sipas tij, prokurori kishte dijeni që Duçellari ishte i përfshirë në trafik droge dhe pavarësisht kësaj ai ka qëndruar në këtë banesë. Ndërkohë Sota i ka mohuar akuzat në adresë të tij.

Operacioni “Shpirti”, i shtrirë në disa shtete çoi nën hetim mbi 80 persona. Në Shqipëri në këtë rrjet ishin përfshirë prokurorë, efektivë policie dhe zyrtarë publikë.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here