E nxjerrin me forcë nga makina dhe e qëllojnë me shkop bejsbolli, dhunohet avokati në Sarandë

0
165

Një 39-vjeçar është goditur me sende të forta, por është jashtë rrezikut për jetën. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 13.00 në Sarandë. I plagosuri ka inicialet M.M dhe është me profesion avokat.

“Rreth orës 13:05, në lagjen Nr.4, në afërsi të Portit, Sarandë, dyshohet se si pasojë e një konflikti të çastit është dëmtuar me sende të fortë, shtetasi M. M., 39 vjeç, banues në Sarandë, i cili është dërguar për ndihmë mjeksore, jashtë rrezikut për jetën”, thuhet në njoftimin e policisë.

Dyshohet se avokati është nxjerrë nga makina me forcë dhe është goditur nga disa persona me shkop bejsbolli. Ata i kanë dëmtuar edhe makinën 39-vjeçarit.

Policia po punon për kapjen e autorëve dhe zbardhjen e rrethanave të ngjarjes, sepse ende nuk dihet nëse sulmi ka lidhje me profesionin e tij apo jo.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here