PD ankimon në KAS vendimin e Celibashit për kryebashkiakun e Mallakastrës

0
252

Partia Demokratike ka ankimuar në Komisionin e Ankimimeve dhe Sanksioneve (KAS) vendimin e Komisionerit Shtetëror të Zgjedhjeve, Ilirjan Celibashi, i cili vendosi ditë më parë që të mos i ndërpresë mandatin kryebashkiakut të Mallakastrës, Qerim Ismailaj.

Në kërkesën ankimore, PD thekson se vendimarrja e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, është në kundërshtim me ligjin, pasi Ismailaj është dënuar me vendim të prerë në shtetin grek dhe është në kushtet ku i ndalohet kandidimi në zgjedhje. 

Sipas PD-së, Qerim Ismailaj është në kushtet e ndalimit të ushtrimit të mandatit pasi është subjekt i ligjit të dekriminalizimit.

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve vendosi pak ditë më parë që kryebashkiaku i Mallakastrës, Qerim Ismailaj, të mbajë postin pasi sipas dispozitave ligjore për kundravajtjen në Shqipëri, do të dënohej vetëm me gjobë.

Ismailaj nuk është kryebashkiaku i parë që denoncohet nga PD-ja për probleme me ligjin e dekriminalizimit. Edhe ish-kryebashkiaku i Vorës, Agim Kamjaku, u akuzua për të njëtën akuzë dhe i njejti është akoma në kërkim nga autoritetet shqiptare.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here