Masakra e Srebenicës, Basha: PD do të paraqesë në Kuvend një rezolutë, Shqipëria duhet ta dënojë

0
293

Kryetari i PD, Lulzim Basha ka reaguar për 26 vjetorin e masakrës së Srebenicës. Përmes një postimi në rrjetet sociale, ai thotë se Shqipëria duhet të ketë kurajon për ta dënuar atë si dhe genocidin serb në Kosovë.

Lidhur me këtë çështje kryedemokrati thotë se PD do të paraqesë në Kuvend një rezolutë. Basha thekson se masakra e Srebenicës është një akt genocidal, i cili duhet të njihet dhe të dënohet si i tillë nga bota e civilizuar.

Kjo ngjarje është cilësuar si masakra më e rëndë në Evropë që nga Lufta e Dytë Botërore. Në këtë masakër mbetën të vrarë mbi 8 mijë burra myslimanë nga forcat serbe të Bosnjës.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here