Italianët e shohin fitoren e kampionatit si fillim të ri: Po dalim nga një vit i vështirë; festë në rrugët e Romës

0
345

Italianët e festuan fitoren e Kampionatit Evropian si një fillim të ri, jo vetëm për ekipin e tyre kombëtar të të rinjve, por për një vend që është goditur rëndë nga pandemia e koronavirusit.

Borite e makinave, fishekzjarreve dhe tifozë që këndonin u dyndën rrugëve të Romës gjithë natën.

“Ne po dalim nga një vit e gjysmë i vështirë që na ka lënë të rraskapitur, si vendet e tjera në botë“, tha Fabrizio Galliano, një 29-vjeçar nga Napoli që e pa ndeshjen në një ekran të madh në qendër të Romës.

Shumë italianë e panë Kampionatin Evropian si një rinisje për një vend që kaloi shumicën e 16 muajve të kaluar në bllokim.

Italia ishte vendi i parë jashtë Azisë që u godit nga pandemia Covid-19 dhe vuajti jashtëzakonisht shumë, veçanërisht në pranverën e vitit 2020 kur spitalet në Italinë veriore u mbingarkuan me pacientë dhe numri i të vdekurve u rrit.

“Ka qenë një vit i komplikuar për të gjithë, por veçanërisht për ne që ishim një nga vendet e para të goditura. Ky është një sinjal i një fillimi të ri”, tha Michela Solfanelli.

“Unë nuk jam italian, por mund të ndiej emocionet. Unë e ndiej atë, sikur të isha italian. Ne me të vërtetë e duam këtë vend”, tha një tjetër qytetar.

Italia fitoi për herë të dytë këtë kompeticion. “Azurrët” fituan me penallti ndaj Anglisë në “Wembly”.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here