Bejko: Tre jane sfidat e Bashes , PD e ka mision historik fitoren e domosdoshme!

0
356

I ftuar ne emisionin A Show pedagogu i njohur z.Roland Bejko ka folur per zhvillimet e fundit politike ne vend njeherazi per gjendjen e PD. Sipas z Bejko : “Pergjegjesia fillon nga maja e piramides deri tek me i vogli. Ne si PD duhet te pergatitemi per zgjedhjet lokale duke bere nje analize te thelle. Ndersa Rama vazhdon spektaklin e tij ne kete mandat te trete i cili eshte vecse vullneti i deformuar i qytetareve shqiptare.
Nga ana tjeter demokratet i dhane nje vote me mirebesim z .Basha, pikerisht nje tjeter shans per ta cuar partine ne fitore. PD e ka mision historik fitoren e domosdoshme per kete i duhet qe z.Basha ti ofrohet shqiptareve me nje parti pa bere ndryshime strukturore .Por pa kapur thelbin se ku ka gabuar edhe nese nuk do kerkoj falje publikisht , ai duhet ta kuptoj vete ne ndergjegjien e tij. Ne jemi ne nje gjenerate tjeter tani , gjenerate pragmatiste jo enderrimtare , nese e thyen njehere besimin , ata largohen , gjejne dicka tjeter ose largohen per fare sic ndodhe ne Shqiperi. Sic e thate dhe ju politiken shqiptare qytetaret e kane neveri.

Pyetjes se moderatorit Adi Krasta se : A do te jap PD nje produkt me cilesor ne shtator, z.Bejko i eshte pergjigjur :
Do te doja te kishte nje produkt cilesor . Basha mendoj se ka nje fat te madh pasi kundershtari qe ka perball eshte arrogant , i korruptuar , i certifikuar tashme si nje udheheqes qe e drejton ekonomine e vendit te vete mbi baza kriminale. Basha duhet te besoj tek njerezit e lire qe shprehen dhe tu jap mesazhe te forta . Basha ka tre sfida perpara, per te kthyer besimin tek demokratet , tek publiku dhe tek nderkombtaret . Partia Demokratike nuk eshte ne ditet me te mira, me nderkombtaret, kryesisht me SHBA-në, duhet fryme e re.Basha duhet ta rigjeneroj PD ne metodologji, punet e tij dhe me institucionet, nje check and balance ashtu siç funksionon shteti duhet te funksionojne dhe partite politike” -ka perfunduar z.Bejko.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here