Përshtati lokalin për shpërndarje kokaine dhe lojë pokeri, arrestohet pronari

0
178

Policia e Fierit ka arrestuar një 47-vjeçar, pasi akuzohet se përshtati lokalin në pronësi të tij, për shpërndarje të lëndëve narkotike, kryesisht kokainë kanabis, dhe për organizimin e lojërave të palejuara. Në pranga është vënë shtetasi Festim Dhima, banues në Kurjan, Roskovec.

“Arrestimi i këtij shtetasi u bë pasi në ambientet e lokalit në pronësi të tij, u gjetën doza me lëndë narkotike kokainë dhe cannabis sativa. Gjatë kontrollit në lokal u gjet dhe u sekuestrua në cilësinë e provës materiale edhe një valixhe me zare dhe fisha të ndryshme si ato të lojërave të fatit të pokerit që shërbejnë për të luajtur bixhoz.” – thuhet në njoftimin e Policisë.

Ai akuzohet për veprat penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, “Nxitja për përdorimin e drogës”, “Përshtatja e lokalit për përdorim droge”, “Organizimi i lotarive të palejuara” dhe “Vënia në dispozicion e lokaleve për lojëra të palejuara”. Materialet procedurale do t’i kalojnë Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here