Përmbytjet shkatërruese në Gjermani, numri i viktimave tejkalon 180

Numri i viktimave nga përmbytjet katastrofike në Gjermaninë perëndimore dhe Belgjikë është rritur në më shumë se 180, ndërsa shërbimet e urgjencës vazhdojnë kërkimet për qindra të zhdukur.

Presidenti gjerman, Frank-Walter Steinmeier, tha se ai ishte “shtangur” nga shkatërrimi i shkaktuar nga përmbytjet dhe premtoi mbështetje për familjet e të vrarëve dhe për qytetet që përballen me dëme të mëdha. Është katastrofa më e rëndë natyrore e Gjermanisë në më shumë se gjysmë shekulli është shprehur ai.

Autoritetet në shtetin gjerman të Rheinland-Pfalzit thanë se 110 persona kishin humbur jetën atje , duke përfshirë të paktën 12 banorë të një strukture për persona me aftësi të kufizuara, ndërsa Nordrhein-Westfalen ka deklaruar 43 të vdekur. Një tjetër person është raportuar të ketë ndërruar jetë në Berchtesgadener Land, shkruan The Guardian.

Zyrtarët paralajmërojnë se shifrat mund të rriten më shumë pasi shumë njerëz në rrethin Ahrweiler të Rheinland-Pfalzit mbeten të zhdukur. 

Përmbytje shkatërruese ka pasur edhe në Blegjikë ku numri i viktimave raportohet të jetë 27, ndërkohë që 20 të tjerë rezultojnë të zhdukur. Shumica e viktimave janë gjetur në Liège, një qytet me 200,000 banorë. Zvicra, Luksemburgu dhe Hollanda gjithashtu u prekën rëndë nga përmbytjet, por deri tani nuk është raportuar asnjë humbje jete.

SHPËRNDAJE

Shkruaj nje koment