Në selinë blu ka përfunduar procesi për numërimin e votave për 300 anëtarët e rinj të Këshillit Kombëtar.
Procesi i numërimit është mbyllur në orët e para të mëngjesit, por rezultati nuk është shpallur ende, pasi po bëhet renditja sipas kuotave.
Sipas statutit në Këshillin Kombëtar duhet të ketë minimalisht 90 gra dhe 45 anëtarë e forumit rinor të PD.
Sapo të përfundojë renditja do të bëhet edhe shpallja e rezultatit. Në votime për zgjedhjen e Këshillit Kombëtar morën pjesë 5339 delegatë.