Kim nga Kakavija: Siguria e kufijve thelbësore, të tregohemi të zgjuar përballë krimit

0
237

Ministri i Brendshëm, Bledi Çuçi, ambasadorja e SHBA-së, Yuri Kim dhe ambasadorja e Greqisë Sophia Philippidou se bashku me drejtues të lartë të Policisë së Shtetit jane ndalur ne Piken Kufitare te Kakavijes . Ku kane pare nga afer disa prej pajisjeve të dhuruara nga Qeveria e SHBA-së si kamera termike etj për Policinë e Shtetit në kuadër të Programit të Kontrollit të Eksporteve dhe Sigurisë së Kufirit (EXBS). Ne deklaraten per mediat ministri i brendshem Bledi Cuci dhe dy ambasasoret kane theksuar rolin e vecante dhe teper te rendesishem te bashkepunimit midis paleve per te luftuar krimin dhe trafiqet e paligjshme .

Kim deklaroi se kufijtë e sigurt nuk janë të rëndësishëm vetëm për Shqipërinë dhe fqinjët e saj por për sigurinë globale në tërësi, përfshirë këtu edhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Ajo theksoi se SHBA do të vazhdojë të qëndrojë krah Shqipërisë.

‘Jam shumë e lumtur që ndodhem këtu. Kam qenë drejtoreshë e zyrës përgjegjëse për çështjet e mesdheut Lindor që përfshinin edhe Greqinë, është kënaqësi të shoh flamurin e SHBA, Shqipërisë dhe Greqisë të valëviten pas meje. Ministri, ambasadori, drejtori Veliu është kënaqësi që ndodhem këtu në Kakavijë në një nga pika kryesore të hyrjes në Shqipëri. Kufijtë e sigurt nuk janë të rëndësishëm vetëm për Shqipërinë dhe fqinjët e saj por edhe për sigurinë globale që përfshin edhe SHBA.
Angazhimi i qeverisë së SHBA për forcimin e ligjzbatimit në Shqipëri është këtu tani dhe do vazhdojë të jetë këtu gjithmonë. Ky angazhim është i palëkundur. Dhurimi i pajisjeve është dëshmi e saj.  Ne nuk jemi vetëm në këtë fushë. Punojmë ngushtë me Greqinë. Mbrojtja e kufijve nga qarkullimi i armëve dhe drograve është thelbësore për sigurinë rajonale.
Arrestimet e fundit në kufi janë tregues i mirë që pajisjet që kemi dhuruar janë efikase. Trafikimi i armëve, tregtinë e narkotikëve drejtohen nga element kriminalë të zgjuar dhe të pamëshirshëm., Duhet të jemi pak më të zgjuar dhe më të pamëshirshëm. I nxisim agjencitë të punojnë krah për krah kundër trafikimit të paligjshëm dhe formave të tjera të krimit. SHBA do vazhdojnë qëndrojnë krah jush përballë krimit gjithnjë në zhvillim’, u shpreh Kim.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here