Protesta kundër vaksinimit të detyrueshëm në Greqi, policia hedh gaz lotësjellës dhe ujë ndaj qytetarëve

Policia përdori gaz lotësjellës dhe topa uji për të shpërndarë protestuesit në Athinë, te cilët u ngritëm pasi qeveria greke propozoi që punonjësit në shtëpitë e të moshuarëve, zjarrfikësve, etj duhet të vaksinohen, në të kundërt do të hiqen nga puna.

Sipas projektligjit, punonëtorët e këtyre shërbimeve mund pezullohen duke filluar nga mezi i gushtit. Rreth 1,500 persona u mblodhën para ndërtesës së parlamentit pasditen e djeshme për të kundërshtuar projektligjin e qeverisë.

Ata shpalosën flamurin kombëtar në shesh dhe u përpoqën të thyejnë kordonin e policisë, por efektivët iu përgjigjën me gaz lotësjellës dhe topa uji.

Mijëra të tjera iu bashkuan protestës duke zhvilluar një tubim në qytetin e dytë më të madh të Greqisë, Selanik. Rreth 45% e popullsisë së Greqisë i ka marrë të  dyja dozat e vaksinës.

Infeksionet me koronavirus janë rritur në javët e fundit, me pothuajse 3,000 raste të reja të regjistruara dje. Qeveria është e shqetësuar se nivelet e ngadalta të vaksinimit do të dëmtojnë më tej ekonominë pas një recesioni të thellë vitin e kaluar.

SHPËRNDAJE

Shkruaj nje koment