Bind pacientët për t’u vaksinuar për Covid-19? Qeveria greke ofron bonuse për bluzat e bardha

Sipas së përditshmes Ekathimerini, pas përhapjes gjerësisht të variantit më infektues “Delta”, qeveria greke ka vendosur të ofrojë bonuse parash për gjithë ata mjekë dhe infermierë që kryejnë vaksinime kundër Covid-19.

Kjo është parë nga qeveria nga greke si një mënyrë për të përshpejtuar fushatën e vaksinimit nga bluzat e bardha.

Ministri i Shëndetësisë, Vassilis Kikilias ka njoftuar të premten se të gjitha ata individë që janë pjesë e bluzave të bardha dhe që marrin pjesë në procesin e vaksinimit, do të shpërblehen me 10 euro për çdo takim vaksinimi.

Për më tepër, qeveria do t’i paguajë ofruesit me nga 20 euro për çdo pacient që bindin të bëjë vaksinën në zyrat e tyre dhe nga 50 euro për vaksinimin shtëpi në shtëpi për njerëzit që nuk janë në gjendje të lëvizin për shkak të sëmundjeve apo paaftësisë.

SHPËRNDAJE

Shkruaj nje koment