Gjendet e pajetë në banesë, dyshohet se kishte vdekur para disa ditësh

Një grua është gjetur e pajetë mesditën e sotme në banesën e saj në Gjirokastër.

Ngjarja është regjistruar rreth orës 11:20 në lagjen “18 Shtatori”, ku është gjetur e pajetë në banesë 35-vjecarja A. T.

Sipas të dhënave nga policia bëhet me dije se viktima vuante nga probleme të shëndetit mendor.

Menjëherë në vendngjarje shkuan shërbimet e policisë dhe nga këqyrja paraprake e trupit nuk vihen re shenja dhune.

Gjithashtu dyshohet se shtetasja A. T. ka ndërruar jetë prej disa ditësh, pasi trupi ka filluar pjesërisht të dekompozohet.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.

SHPËRNDAJE

Shkruaj nje koment