Kakavije/ Pala greke nuk pranon testet e shpejta te kryera ne Shqiperi

0
258
Covid 19 vazhdon të mbaj peng udhêtarët nga Shqipëria drejt shtetit helen. Së fundmi mësohet se në Pikën Kufitare të Kakavijes udhëtarë përfshirë edhe ata nga minoriteti grek nuk janë lejuar nga pala greke në këtë pikë kufitare të vazhdonin udhëtimin në shtetin fqinj. Shkak për këtë është bërë testi i shpejtë që kishin kryer në Shqipëri. Ekipi i EODY nuk i njeh  testet e shpejta duke iu kërkuar udhëtarëve kryerjen e një testi të shpejt në moment. Sipas burimeve nga pala greke mësohet se kjo gjë ka ndodhur pasi ka disa laboratore  private në Shqipëri që kryejnë testin e shpejtë por nuk kanë çertifikimin e nevojshëm në testet specifike.Organet e vetme që kanë teste të shpejta të çertifikuara janë spitalet publike .  Fakti që testet e shpejta nuk njihen i detyron udhëtarët të kryejnë testin  molekular PCR i cili kushton . Kryesisht udhëtarët nga Gjirokastra i drejtohen njësisë vendore të kujdesit shtetëror shëndetësor nga ku arrijn të kryejnë testimin . Lëvizja në Pikën Kufitare të Kakavijes gjatë ditës së fundit ka qenë me fluks të normalizuar .
Në funksion të këtij aktiviteti, janë përpunuar një numër prej 4336 shtetas në hyrjedalje, nga të cilët 2414 në hyrje, dhe 1922 në dalje.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here