69 raste me Covid ne 24 ore

0
275

Ministria e Shëndetësisë ka raportuar bilancin e 24 orëve të fundit të Covid-19 në vendin tonë. Janë shënuar 69 raste të reja me Covid-19 dhe 1 humbje jete.

Rastet e reja janë shënuar përkatësisht: 21 raste në Tiranë, 6 raste në Durrës, 5 raste në Vlorë, Himarë, Librazhd, 4 raste  në Fier, 3 raste Lezhë, Kavajë, 2 raste Vau i Dejës, Mirditë, Kamëz, 1 rast në Shkodër, Has, Kurbin, Vorë, Lushnje, Sarandë, Konispol, Përmet, Korçë, Peqin, Gramsh.

Në të gjithë vendin janë 1,082 pacientë aktiv, 30 prej të cilëve po marrin trajtim në spital. Në 24 orët e fundit është shënuar një viktimë, ku një 73-vjeçar nga Tirana ka humbur jetën.

Njoftimi i ministrisë:

Muaji Gusht do të jetë i hapur për vaksinimit antiCOVID për çdo qytetar +18 vjeç, ndaj Ministria e Shëndetësisë i bën sërish apel qytetarëve të vaksinohen sa në parë, për të mbrojtur veten dhe njerëzit e afërt dhe për të frenuar përhapjen e virusit të rrezikshëm.

Vaksinat antiCOVID reduktojnë mundësinë e infektimit dhe shmangin në shkallë të lartë hospitalizimet dhe fatalitetet.

Nëse dyshoni se jeni i prekur nga COVID19 apo keni shenja të sëmundjes, izolohuni menjëherë dhe kontaktoni me mjekun tuaj të familjes për t’u testuar ose telefononi Urgjencën Kombëtare në numrin unik 127.

Ju informojmë për situatën në 24 orët e fundit, si vijon:

Janë kryer 3,046 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë me Covid19, 69 qytetarë, në këto bashki:  21 raste në Tiranë, 6 raste në Durrës, 5 raste në Vlorë, Himarë, Librazhd, 4 raste  në Fier, 3 raste Lezhë, Kavajë, 2 raste Vau i Dejës, Mirditë, Kamëz, 1 rast në Shkodër, Has, Kurbin, Vorë, Lushnje, Sarandë, Konispol, Përmet, Korçë, Peqin, Gramsh.

Aktualisht janë 1,082 pacientë aktivë me COVID19 në të gjithë vendin.

Në Spitalin Infektiv po marrin trajtim spitalor të specializuar 30 pacientë.

Me gjithë përpjekjet e stafit mjekësor, në 24 orët e fundit ka ndërruar jetë një 73 -vjeçar nga Tirana.  Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale i shpreh ngushëllime familjarëve të të ndjerës.

Janë shëruar 21 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 130,439 që nga fillimi i epidemisë.

Statistika (09 Gusht 2021)

Raste të reja ditore         69

Të shëruar në 24 orë       21

Të shtruar në spitale       30

Humbje jete në 24 orë     1

Testime ditore                 3,046

Testime totale             932,991

Raste pozitive             133,981

Raste të shëruara       130,439

Raste Aktive                    1,082

Humbje jete                     2,460

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë             382

Shkodër          161

Vlorë               114

Elbasan           103

Fier                  90

Lezhë              63

Durrës             52

Berat               48

Kukës              25

Gjirokastër       21

Korçë               17

Dibër                 6

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here