Autobusi nga Kosova merr flakë në Himarë, nuk ka të lënduar

0
183

Një autobus i linjës Kosovë-Shqipëri, i cili po lëvizte drejt bregdetit të Himarës, ka marrë flakë në orët e para të mëngjesit të sotëm.

Incidenti ka ndodhur në fshatin Iliaz të Himarës, në autobusin me targa Ks 018989d

Kanë qenë rreth 25 kosovarë me banim në Kosovë dhe po shkonin në drejtim të Sarandës.

Pasi ka marrë flakë motori dhe është fikur nga zjarrfikësit, pushuesit nga Kosova janë transportuar me autobus tjetër. Shkaku i zjarrit mësohet se ka qenë nxehja në motor.

Dy zjarrfikëse kanë ndërhyrë në kohë për shuarjen e zjarrit dhe parandalimin e pasojave të mëtejme.

NJOFTIMI I POLICISË:

Sot, në aksin rrugor Himarë-Sarandë, një autobus, me drejtues shtetasin A. L., 38 vjeç, në ecje, ka marr flakë, ku si pasojë ka vetëm deme materiale. Nga hetimet paraprake rezulton se mjeti ka marrë flakë si pasojë e një difekti teknik. Vijon puna me grupin hetimor për sqarimin e plotë e rrethanave të ngjarjes.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here