Manastirliu: 29 mijë vizita mjekësore në 29 qendra shëndetësore verore

0
187

Në qendrat shëndetësore verore janë kryer gjithsej 29 mijë vizita mjekësore, nga të cilat 8 mijë kanë qenë turistë, kjo sipas ministres se Shëndetësisë dhe e Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu, gjatë inspektimit të Qendrës Shëndetësore në Drimadhes.

Kjo qendër ka qenë një nga pikat me fluksin më të lartë gjatë këtij sezoni, ku po shërbejnë tre mjekë dhe tre infermierë, përgjatë 24 orëve dhe shtatë ditëve.

Sipas ministres, 29 qendrat shëndetësore verore do vijojnë të jenë të hapura deri në fund të sezonit turistik.

“Janë më shumë se 29 mijë qytetarë, të cilët kanë marrë shërbime në qendrat shëndetësore verore, 8 mijë prej tyre janë turistë të huaj që kanë ardhur dhe kanë aksesuar shërbimin shëndetësor në territor gjatë periudhës së sezonit turistik, që nga momenti që i kemi hapur këto qendra në 15 qershor e deri më tani”,- tha Manastirliu.

Ministrja e Shëndetësisë u shpreh se qendrat shëndetësore verore kanë ulur fluksin në spitale, duke ofruar shërbime të urgjencës për turistët.

“Në Shqipëri kemi 1.8 milion doza të mbërritura të vaksinave të ndryshme të cilat janë efektive, ndaj dua të ftoj qytetarët të shfyrtëzojnë muajin gusht, ku tashmë vaksinimi +18 vjeç po vijon dhe vetëm në 13 ditët e para janë më shumë se 100.000 vaksinime të kryera”- deklaroi Manastirliu.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here