Çelet në Sarandë panairi IX kombëtar i suvenireve turistike

0
301

Sonte në Sarandë, çel siparin Paniri IX Kombëtar i Suvenireve Turistike, Miqësore me Mjedisin, një event i përvitshëm dhe tradicional tashmë, i cili do të shtrihet në tri ditë nga datat 19-21 gusht.

Panairi organizohet nga Qendra AJMMI, (Agjencia Joniane e Mjedisit, Medias dhe Informacionit) me mbështetjen  e Bashkisë Sarandë. Eventi përfshihet çdo vit në kalendarin e aksioneve kulturore jo vetëm të Bashkisë po edhe të Ministrisë së Kulturës  dhe të Agjencisë Kombëtare të Turizmit.

Në këtë edicion marrin pjesë rreth 70 subjekte artizanë nga territore etnokulturore të ndryshme të bashkive në vend si dhe nga trevat etnike të  Kosovës, Malit të Zi, etj”.

Panairi i 9-të  Kombëtar “Saranda,  2021″ synon të promovojë  resurset e traditës së artizaneve shqiptare në fushën e punimeve te dorës, me realizime të artikujve në lloje të ndryshme materiali si: punime në qëndisje, në material leshi, druri, guri, lëkurë, qeramike, guaca, aplikacione artistike nga mbetje të ndryshme të lëndëve të para, etj,.

Pritet që artizanet të sjellin pranë njeri-tjetrit traditën e punëve të dorës nga treva të ndryshme si Saranda, Gjirokastra, Shkodra, Prizreni, Prishtina, Kruja, Berati, Korça, Tepelena, etj,.

Sipas AJMMI-t, në pikëpamje të lëvrimit dhe teknikave të punës  së dorës, eventi i 9-t Kombëtar përfshin qëndistarinë e dorës dhe punët në tezgjah, punime arti në gjilpërë dhe endje, mjeshtërinë e filigramit dhe delikatesën e prodhimit të bizhuterive  shqiptare, krahas veshjeve kombëtare që përbëjnë gjithmonë një magji më vete.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here