Plagoset me thikë 16-vjeçari në Sarandë, i vihen prangat autorit

0
173

Një 16-vjeçar është plagosur me thikë në Sarandë nga një bashkëmoshatar i tij pas një konflikti mes tyre.

Sipas policisë lidhur me këtë ngjarje është arrestuar i mituri me iniciale O. H., 16 vjeç, banues në Sarandë.

Ky person, në vendin e quajtur “Plazhi i ri”, në lagjen nr.3, Sarandë, pas një konflikti të çastit, për motive të dobëta, është konfliktuar fizikisht, e me pas ka plagosur me një mjet të mprehtë (thikë) bashkëmoshatarin e tij, me iniciale B. A., 16 vjeç, i cili ndodhet në spitalin e Traumës Tiranë, jashtë rrezikut për jetën.

Materialet hetimore u referuan në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Sarandë për veprën penale “Vrasje me dashje” , e mbetur në tentativë

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here