‘Mos ikni në Lazarat’ reagon Roland Bejko : Kujtova se ishte një lapsus, po të jetë puna për drogë i bie që amerikanët të mos vijnë në të gjithë Shqipërinë

0
233

Anëtari i Këshillit Kombëtar të Partisë Demokratike, z.Roland Bejko  ka qenë i ftuar ditën e sotme në studion e Fax News ku ka folur për paralajmërimin që DASH i bëri ditën e sotme qytetarëve amerikanë të bëjnë kujdes nga krimi në Lazarat.

Edhe pse e pranon që Ambasada amerikane është në të drejtën e vetë të paralajmërojë si të dojë qytetarët e saj, z.Roland Bejko tha se ai ështe vetë nga Lazarati dhe se në këtë fshat që nga viti 2014 nuk mbillet më asnjë rrënjë kanabisi.

“Ambasada amerikane është në të drejtën e vet që të japë njoftimet që dëshiron për qytetarët e vet. Unë jam me origjinë nga Lazarati. Nuk e di në ccfarë të dhënash është mbështetur ambasada. Prej 7 vitesh hashashi është larguan nga Lazarati. Që pas atij operacioni të përfolur të vitit 2014 nuk është mbjellur qoftë një bimë e vetme. Fenomeni i dytë është fakti që një pjesë e mirë e banorëve janë larguar nga Lazarati pas vitit 2014, ose në drejtim të Tiranës ose në emigracion”, u shpreh Bejko.

Më tej, anëtari i Këshillit Kombëtar të PD-së bëri thirrje që Lazarati të ndihmohet në mënyrë që ta marrë veten, pasi të rinjtë po e braktisin.

“Është një fshat që duhet ndihmuar. Deklarata të tilla nuk e ndihmojnë atë fshat. Situata me kanabisin e dëmtoi atë fshat. Është një fshat me moshën mesatare të re. Qeveria e ka përfshirë Lazaratin në projektin e 100 fshatrave dhe kjo do të thotë që duhet të kishin filluar investimet. Në fakt nuk është bërë asgjë. Mirë që nuk ndihmohet Lazarati, por të paktën të mos luftohet. Qeveria duhet të kujdeset që qytetarët të mos braktisin vendin. Është shumë afër me qytetin. Aty tashmë kanë ngelur gra, pleq, fëmijë. Është zonë që duhet ndihmuar nga qeveria dhe të huajt. Puna nuk është ta denigrojmë. Nuk mund t’i vësh shkelmin në grykë përse atje mbillej kanabisi. Mund të ishin bërë shumë punë të mira atje”, theksoi Bejko.

Në fund Bejko tha se po të jetë puna për mbjellje kanabisi, atëherë i bie që amerikanët të mos vijnë në të gjithë Shqipërinë, duke shtuar se nuk e kishtëe besuar kur kishte parë lajmin.

Po të jetë puna nga kanabisi, i bie që amerikanët mos të vijnë në të gjithë Shqipërinë. Në mes të Lushnjes ndodhi krimi. Ne si qytetarë shqiptarë duhet që të jemi të kujdesshëm. Ministri i Brendshëm aktul ka marrë dhe ai nja 50 vota në Lazarat. Kur DASH thotë që brenda Shqipërisë nka ishuj që nuk kontrollohen nga shteti, kjo nuk është gjë e mirë për qeverinë. Është një situatë shumë normale në Lazarat. Kujtova se ishte një lapsus kur e pashë në media. Pastaj pashe që ishte përditësuar. Duhet ndihmuar Lazarati dhe gjithë Shqipëria, sepse kemi një kriminalizim të vendit. Kjo bëhet jo nga një qeveri që mbushi gjithë Shqipërinë me drogë”, nënvizoi ai.

https://www.facebook.com/faxnews.tv/videos/368713584790369/

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here