“Paguajnë 34 herë më shumë për shëndetin”, PD: Shëndetësia falas mashtrim! Shqiptarët po plaçkiten nga PPP-të

0
218

Shifrat e publikuara nga Eurostat, lidhur me treguesin e barazisë së fuqisë blerëse për shëndetin dhe shërbimet spitalore për vendet e BE dhe Ballkanit Perëndimor, treguan se në Shqipëri paguhet gati 34 herë më shumë për shërbimet shëndetësore.

  • Pas raportit të Eurostat, ka reaguar edhe Partia Demokratike. Përmes një postimi në Facebook, deputetja e zgjedhur Albana Vokshi shkruan se shëndetësia falas nuk është asgjë tjetër veçse një mashtrim, pasi xhepat e shqiptarëve janë plaçkitur dhe sistemi shëndetësor është drobitur nga PPP-të.

“A mund të jetë ‘shëndetësia falas’ më e shtrenjta në Europë? Patjetër që jo! Shqiptarët e provuan në xhepat e tyre dështimin e reformës të trumbetuar me forcë për kaq vite, që në të vërtetë nuk ishte gjë tjetër veçse një pretekst për të plaçkitur shqiptarët me PPP-të korruptive. Koston e kësaj qytetarët e ndjenë edhe më shumë në kohë pandemie, ku dështimi u bë edhe më tragjik prej jetëve të humbura në raport me popullsinë për shkak të një sistemi shëndetësor të drobitur nga PPP-të, ndërkaq familjet shqiptare të braktisura në fatin e tyre, u detyruan të përballen me virusin duke hyrë në borxhe apo me kursimet e pakta”, shkruan Vokshi.

Sipas saj, kjo është ndër arsyet që Rama nuk lejon zgjedhje të lira pasi nuk mund ta fitojë kurrë besimin e popullit që po ndjen çdo ditë keqqeverisjen e korruptuar.

“Ky bilanc i zi është edhe arsyeja pse Edi Rama nuk lejon zgjedhje të lira, është arsyeja pse i masakron ato në bashkëpunim me klientët e tij dhe krimin e organizuar, sepse ai nuk e fiton dot kurrë besimin e qytetarëve që e kanë ndjerë dhe e ndjejnë në jetën e tyre të përditshme, peshën e tmerrshme të keqqeverisjes së tij të korruptuar”, shton Vokshi.

Postimi i plotë:

Shëndetësia falas mashtrimi më i madh i Edi Ramës! Eurostat: Shqiptarët paguajnë 34 herë më shumë për shëndetin se mesatarja e Bashkimit Europian.

Ndërsa kreu i pakicës me vota të vjedhura i thur lavde dështimeve të tij, e vërteta e hidhur shpaloset përditë në jetën e çdo shqiptari. Sidomos në ato fusha ku propaganda e zhurmshme përpiqet të përmbysë realitetin.

Të dhënat e fundit të EUROSTAT tregojnë se në raport me fuqinë blerëse, shpenzimet për shëndetin u kushtojnë shqiptarëve 34 herë më shumë se mesatarja e Bashkimit Europian. Pra vendi me të ardhurat më të ulëta në Europë, ka kostot më të larta për kujdesin për shëndetin.

A mund të jetë ‘shëndetësia falas’ më e shtrenjta në Europë? Patjetër që jo! Shqiptarët e provuan në xhepat e tyre dështimin e reformës të trumbetuar me forcë për kaq vite, që në të vërtetë nuk ishte gjë tjetër veçse një pretekst për të plaçkitur shqiptarët me PPP-të korruptive.

Koston e kësaj qytetarët e ndjenë edhe më shumë në kohë #pandemie, ku dështimi u bë edhe më tragjik prej jetëve të humbura në raport me popullsinë për shkak të një sistemi shëndetësor të drobitur nga PPP-të, ndërkaq familjet shqiptare të braktisura në fatin e tyre, u detyruan të përballen me virusin duke hyrë në borxhe apo me kursimet e pakta.

Ky bilanc i zi është edhe arsyeja pse Edi Rama nuk lejon zgjedhje të lira, është arsyeja pse i masakron ato në bashkëpunim me klientët e tij dhe krimin e organizuar, sepse ai nuk e fiton dot kurrë besimin e qytetarëve që e kanë ndjerë dhe e ndjejnë në jetën e tyre të përditshme, peshën e tmerrshme të keqqeverisjes së tij të korruptuar.

Partia Demokratike, bashkë me shumicën e shqiptarëve që kërkojnë me forcë ndryshimin që u është mohuar me dhunë në 25 prill, është e vendosur në luftën e saj për kthimin e demokracisë, si parakusht për të pasur një qeveri që punon në interes të familjeve shqiptare dhe jo të një pakice të babëziturish.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here