Ndërron jetë në Itali ‘Mjeshtri i madh’ i humorit shkodran, Paulin Preka

0
249

Ndërron jetë në moshën 86-vjeçare mjeshtri i humorit shkodran, Paulin Preka.

Artisti ka ndërruar jetë në Itali, aty jetonte prej vitesh. Kujtojmë se aktori numëron me dhjetëra role në teatër dhe kinematografi si dhe ka spikatur në estradën e Shkodrës.  

Ndër pjesët më brilante të repertorit 40 vjeçar të estradës interpretuar nga Paulin Preka, veçohen “Fotografi”, “Kola i dritave”, “Familja-A, familja-B”, “Tuçi e Lokja”, “Dasme e Refikut”, “Mini e Minusha”, “Ëikend 96-76” etj.

Që nga viti 1967 e deri më sot janë shkruar nga aktori Preka me qindra skeçe, parodi, dialogë e monologë. Materialet e tia janë pëlqyer dhe janë kërkuar e luajtur nga trupat profesioniste të rretheve të ndryshme si ajo e Peshkopisë, Kukësit, Estradës së Ushtarit, Durrësit, Beratit, Elbasanit, Pogradecit si dhe nga lëvizja amatore e qëndrave të punës të qytetit të Shkodrës, nga Mirdita, Lezha, Puka etj.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here