Një tjetër shtet i BE-së rikthen kufizimet për shqiptarët, kushtet që duhen plotësuar

0
235

Një tjetër shtet i BE-së ka rikthyer kufizimet e udhëtimit për qytetarët nga Shqipëria. Pas rekomandimit të Bashkimit Evropian mbi regjimin e ri të lëvizjes mes shteteve, qeveria belge ka rikthyer kufizimet për udhëtimet jo esenciale nga vendet e Ballkanit Perëndimor.

Belgjika do të lejojë që të hyjnë vetëm qytetarët e vaksinuar. Por pavarëisht vaksinimit, ata do t’i nënshtrohen karantinës dhe testimeve.

Udhëtarët nga Shqipëria, sipas ministrisë së Jashtme, duhet të plotësojnë kushtet e mëposhtme:

– Kur janë të pajisur me certifikatën e vaksinimit. Pas mbërritjes në Belgjikë i nënshtrohen testimit ditën e parë ose të dytë dhe të shtatë. Nëse në ditën 7 përgjigja është prapë negative, shtetasi del nga karantina.

– Në rastet e udhëtimeve esenciale, duhet të kenë konfirmimin për udhëtimin nga ambasada e Belgjikës në Bullgari (nga ky vend bëhet mbulimi për vendet e Ballkanit Perëndimor). Aplikimi për PLF (Passenger Location Form), bëhet online, duke ia drejtuar kërkesën ambasadës në adresën: [email protected]

– Shtetasit mbi 12 vjeç duhet të jenë të pajisur me test PCR të 72 orëve të fundit dhe pas mbërritjes në Belgjikë do t’i nënshtrohen karantinës.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here