Merkel pas takimit me Vuçiç: Kushti për hyrjen e Serbisë në BE është zgjidhja për çështjen e Kosovës

Kancelarja gjermane Angela Merkel i kujtoi Beogradit zyrtar se çështja e Kosovës duhet të zgjidhet si kusht për hyrjen e Serbisë në BE.

Pas takimit me presidentin serb Aleksandar Vuçiç gjatë vizitës së saj në Beograd, Merkel tha se “Nuk ka kuptim të flasim për përfundimin e një procesi para zgjidhjes së problemeve të tjera. Kjo çështje nuk do të zhduket, ajo duhet të zgjidhet. Por unë jam për një udhërrëfyes ku të gjitha çështjet e tjera trajtohen së pari. Shpresoj se do të kemi përparim të ri në procesin rreth Kosovës,” tha Merkel.

Nga ana tjetër, presidenti serb Aleksandar Vuçiç theksoi se Serbia është në dijeni të kushteve për anëtarësim në BE, raporton Tanjug.

“Ne nuk e fshehim. Unë nuk do t’i mohoj njohuritë tona për kushtet për hyrjen në BE . Kjo është arsyeja pse ne po zhvillojmë një dialog në mënyrë serioze.  Ne jemi gjithmonë të gatshëm të flasim me Prishtinën për të gjitha zgjidhjet e mundshme kompromis, për të rënë “

SHPËRNDAJE

Shkruaj nje koment