‘Broken lider’ mund te kthehet ne autogol per doktorin ne ‘Broken father of Gerdec ammunition’

0
182

Nga Habjon Hasani

Broken

Kur Berisha permendi sovranitetin e partise, m’u kujtua nje debat i afro 12 viteve me pare, kur Partia Socialiste asokohe ne opozite hodhi ne treg nocionin e sovranitetit ushqimor.

Kjo teze e PS, u hartua asokohe nga Rezart Kola qe mbulonte çeshtjet e bujqesise ne PS, Kola eshte kaliber i nivelit te larte sa i takon kompetences ne bujqesi dhe hedhja e kesaj teze ishte ne te vertete nje nder aktet me inteligjente dhe me patriotike qe mund te kete bere nje opozite, ndonese Rama i braktisi me pas dhe principet e kesaj teze; edhe kuadrot perkates.

E megjithate mbaj mend qe Berisha e quajti kete tezen e sovranitetit ushqimor si nje teze marksiste-leniniste e cila frymezohej nga marksistet braziliane qe sipas Doktorit (atehere KM) ishin dhe antiglobaliste.

Ne fakt teza ne fjale nenkuptonte krijimin e nje zinxhiri prodhues qe do i jepte pavaresi fermereve shqiptare ne furnizimin me lendet e para dhe maksimalizimin e prodhimit vendas.
Keto jane parime qe i ndjekin te gjitha shtetet e fuqishme, qofshin globaliste apo galaktikore.

Kete parim e ndjek dhe Serbia dhe kjo eshte arsyeja pse sot sektori i bujqesise ne Shqiperi eshte i dominuar dhe i varur nga importet serbe te lendes se pare.

Kjo eshte po aq e vertete sa ç’eshte e vertete se Doktori e anetaresoi Shqiperine ne NATO duke u mburrur per “aderimin globalist ushtarak” por ne menyre dramatike ushtria jone shkriu tanket dhe i shiti si skrap dhe degradoi ne nje shoqate gjuetaresh me uniforme kamuflazhi.

Njesoj i jane nenshtruar nocionit gjasme globalist dhe sektore te tjere te rendesishem te vendit bashke me shtratin juridik te republikes sone, qe eshte nje shtrat qe nuk nxit dot zhvillimin ekonomik dhe as disiplinen e shtetit te se drejtes.

Globalizim do te thote nderveprim tregu dhe rritje e perfitimit te dy anshem si pasoje e bashkepunimit.

Ne Shqiperi ky nocion u ngaterrua me anarshine dhe banditizmin kozmopolit.

Nisur nga konstatimet e mesiperme, jam i prirur qe nocionin e Doktorit per sovranitetin ta shoh atje ku ai e ka zbatuar dhe jo atje ku ai e propagandon.
Perveç anarshise dhe nje lloj krenarie idiote gjasme globaliste, perveç vasalizimit te tregut dhe zinxhirit prodhues, nuk ka ndonje produkt tjeter te Doktorit dhe te tjereve.

Ndaj dhe kur Doktori permend sot sovranitetin e partise, ai bie ne kontrast me periudhen kur PD ishte sovrane dhe ne pushtet me Doktorin, pasi kur PD ishte sovrane, nuk ishte e tille Shqiperia dhe tregu shqiptar.
Kaq mjafton qe teza e Doktorit te shkrrumbohet, sepse PD-ja eshte instrument per qeverisjen e vendit, ky eshte qellimi.
Nese ti nuk i jep vendit dhe tregut sovranitet dhe avantazhe kur qeveris, ça rendesie ka pastaj nese ti e ke apo jo partine sovrane keto javet e fundit?

Ne momentin qe Doktorit i demantohet teza e “sovranitetit partiak” atij i mbetet si teze vetem banditizmi.

Sepse ne kushtet kur ai ka heshtur per spastrimet staliniste ne parti 8 vitet e fundit, ne nje kohe kur ai nuk ka shfaqur as me te voglen ide per nje drejtim ndryshe te PD-se, shtuar djegien e tezes sovraniste, konflikti bie ne nivelin e bandave te rruges.

Qe eshte konflikt teper elementar:
Kush eshte me i forti dhe ka me shume fat asgjeson pengesen. Kjo eshte filozofia e bandave, o ne o ata.

Doktori e di shume mire kete gje, qe ne fund te dites ai do pyetet per 8 vjeçarin e fundit ne te cilin eshte njesoj i kompromentuar me Bashen. Ai e di shume mire qe nuk ka ne avantazh as principet, as te kaluaren e afert dhe as moshen biologjike.

I gjendur ne keto rrethana ai ka hedhur me mjeshtri nje “helm”teper te forte sa i takon efektit psikologjik te militantet, helmi eshte parrulla “Broken Lider” per Lulzim Bashen.

Kjo eshte nje gjetje brilante e Doktorit sepse jo vetem ngjan si e vertete, por eshte dhe lehtesisht e perceptueshme dhe per nje anetar te akademise se shkencave ashtu dhe per nje roje objekti.

Ndonese gjykoj se hedhja e kesaj teze, aq sa eshte e fuqishme, aq dhe mund te kthehet ne autogol.

Sepse per ata qe kane memorie historike, nuk rezulton qe per Bashen te kete patur ndonjehere perceptim si “steel lider”, lider prej çeliku.

Basha nuk ka anuar asnjehere nga forca dhe antikonformizmi, por gjithnje ka percjelle imazhin e bute dhe konformist.

Druaj se me afer konceptit “broken lider” ne fakt rezulton Berisha, i cili u godit ne vitin 2008 me ngjarjen e Gerdecit, duke dhene idene se qeverisi Shqiperine pas kesaj ngjarje vetem ne funksion te mbylljes se ketij skandali.
Pra nese ka nje krisje, nje thyerje, nje “broken”, kjo ka ndodhur me Berishen, te cilit ju shkerrmoq miti i politikanit te pakompromentueshem ne korrupsion dhe i humbi valenca e çmuar e “kafshes superiore politike”, sepse niveli i diskursit te tij ra deri ne shpjegime banale, a e njihte apo nuk e njihte baxhanakun.

Gjykoj qe thyerja ka ndodhur ne fakt te vet Doktori, sepse Doktori kishte perberje dhe permbajtje antikonformiste prej çeliku, Luli duket si perberje e lengshme qe merr formen e enes ku e hedh.

Ndaj dhe parrulla “broken lider” mund t’i kthehet ne autogol Doktorit, sepse ndodh qe ja thote truri ndonjerit dhe i kthehet me anti-parrullen:

“Broken father of Gerdec ammunition”

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here