Masat e reja antiCovid/ Mali i Zi kthen mbrapsht punëtorët ditorë nga Shqipëria

0
225

Punëtorët shqiptarë nuk janë lejuar përsëri të kalojnë sot sërish drejt Malit të Zi. Si punëtorë ditorë, atyre iu kërkohet të bëjnë teste për Covid, të cilat ata thonë se i kanë bërë në Shkodër por Dogana nuk i pranon.

Prej orës 05.00 të mëngjesit të sotëm punëtorët shqiptarë ndodhen në pritje në Doganën e Hanit të Hotit. Kjo është dita e dytë që ata nuk mund të shkojnë të punojnë.

Ata ndalohen nga policia shqiptare dhe ajo malazeze me justifikimin se përgjigjet e tamponeve janë fallso. Edhe punëtorët me pasaportën e vaksinimit nuk lejohen të kalojnë. Punëtorët janë shprehur se u kërkohet çdo ditë testi i cili kushton përafërsisht aq sa ata paguhen në ditë.

Drejt Malit të Zi kalohet me certifikatë vaksinimi ose test negativ, i cili në Han të Hotit kushton 23 euro.

Që në momentin që masat e mësipërme janë futur në fuqi, qytetarët kanë shfaqur revolta të cilat kanë përshkallëzuar deri në protesta. Ditën e djeshme u desh ndërhyrja e policisë e cila shoqëroi një person në komisariat.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here