Nuk u vaksinuan, Franca pezullon rreth 3 mijë punonjës në sektorin e shëndetësisë

Rreth 3,000 punonjës në sektorët e shëndetësisë dhe kujdesit janë pezulluar nga puna në Francë, pasi nuk ishin vaksinuar kundër Covid-19 në afatin që kishte vendosur qeveria, i cili përfundoi dje.

“Dje, rreth 3,000 pezullime iu komunikuan stafit në objektet e kujdesit shëndetësor dhe social, të cilët ende nuk ishin vaksinuar,” tha ministri i Shëndetësisë Oliver Véran për mediat vendase.

Ministri theksoi se “vazhdimësia, cilësia dhe siguria e kujdesit u siguruan dje në të gjitha spitalet dhe objektet mjekësore-sociale”.

Ai tha se sektori i shëndetësië dhe kujdesit numëron 2.7 milionë punonjës dhe se “një numër i madh” i këtyre 3 mijë pezullimeve janë “vetëm të përkohshme”.

Vaksinimi u bë i detyrueshëm për punonjësit e kujdesit shëndetësor nga presidenti Emmanuel Macron në mes të korrikut me një afat të caktuar për 15 shtator.

Rreth 84% e të rriturve francezë tani janë vaksinuar plotësisht. Vendi gjithashtu ka hapur vaksinimet për fëmijët e moshës mbi 12-vjeç  dhe ka filluar të japë vaksina përforcuese për njerëzit në nevojë.

Burimi: Euronews

SHPËRNDAJE

Shkruaj nje koment