Kuvendi nuk e njeh Berishën si pjesë të grupit parlamentar të Partisë Demokratike

0
145

Kuvendi nuk e njeh ish-kryeministrin Sali Berisha si pjesë të grupit parlamentar të PD. Ky vendim vjen pasi kryedemokrati Lulzim Basha e përjashtoi nga grupi parlamentar i Partisë Demokratike.

Kuvendi ka njohur kërkesën e PD për përbërjen e grupit parlamentar, ku Berisha nuk bën pjesë. “Aktualisht grupi parlamentar i Partisë Demokratike ka në përbërje 44 deputetë dhe kryesohet nga deputeti Alfred Rushaj”, thuhet në faqen zyrtare të Kuvendit.

Më herët, Berisha u vetëdeklaruar si anëtar i grupit parlamentar i PD. Ish-kryeministri e ka cilësuar nul vendimin e Bashës. Ai ka renditur edhe tre arsyet pse e konsideron veten deputet të PD.

“Unë jam anëtar i grupit të PD. Pavarësisht nga burokracia, por ka një ligj, i cili përcakton se kur deputeti nuk është anëtar i forcës së vet politike. Pse jam anëtar i grupit parlamentar të PD? Sepse unë kam kandiduar për PD dhe jo si i pavarur.

Së dyti, KQZ e ka lëshuar mandatin e Sali Berishës si deputet i PD. Së treti, zoti Basha ka shpallur një deklaratë televizive, duke dhunuar çdo germë, çdo nen, çdo fjalë të statutit të PD. Unë nuk kam asnjë vërejtje për mendimin e tij personal, por ky mendim është nul nëse nuk votohej minimumi në Këshillin Kombëtar ku duhet miratuar me dy të tretat”, tha Berisha.

Berisha nuk mori pjesë në mbledhjen e sotme të Kuvendit, e cila do të jetë një seanca maratonë, pasi duket se po përgatitet për takimin me bazën e PD në Tiranë.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here