Kuvendi miraton me 77 vota pro kabinetin qeveritar dhe programin qeverisës

0
210

Kuvendi ka miratuar me 77 vota pro, 53 kundër, 1 abstenim kabinetin e ri qeveritar dhe programin qeverisës për katër vitet e ardhshme.

Seanca plenare nisi ditën e djeshme në orën 10:00 dhe përfundoi në orët e para të mëngjesit.

Në seancën maratonë pati debate mes maxhorancës dhe opozitës.

Kryedemokrati Lulzim Basha u shpreh se demokracia e vendit është “ekzekutuar” në instrumentin e saj më të rëndësishëm, që janë zgjedhjet e lira dhe të ndershme.

Ndërkohë, ai bëri përgjegjëse qeverinë Rama, duke thënë se ka konkurruar edhe Sirinë për numrin e azilkërkuesve.

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha u ndal edhe tek iniciativa e “Open Balkan”.

Ai kërkoi shpjegime nga kryeminsitri Edi Rama, mbi rrethanat që e detyrojnë atë të mbështesë kaq shumë një iniciativë të tillë, që sipas Bashës burimin kryesor e ka në Novi Sad të Serbisë.

Por, nuk munguan edhe ironitë nga ana e kryeministrit, ku sipas tij artikulimi i Bashës në pjesën dërrmues ngjasonte me fjalimin e fushatës elektorale të zgjedhjeve të 25 prillit.

Ai zgjodhi të mos i përgjigjej më gjatë, ndërsa pas kësaj u largua nga salla e parlamentit.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here