Rritja e rasteve, Manastirliu shtyn afatin për ndalimin e grumbullimeve

Ministria e Shëndetësisë ka vendosur të shtyjë afatin për ndalimin e grumbullimeve në vende të hapura dhe të mbyllura, për shkak të rritjes së shifrave nga koronavirusi.

Afati për ndalimin e grumbullimeve në vende të hapura apo të mbyllura, shtyhet deri në datën 20 shtator

Kjo masë ishte në fuqi deri në datën 6 shtator por është zgjatur deri në fillim të javës së ardhshme.

Urdhri është firmosur nga ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu, dhe është publikuar në fletoren zyrtare.

Vendimi

“Për ndalimin e  grumbullimeve në vende të  mbyllura apo të hapura”, të  ndryshuar

Në   mbështetje   të   nenit   102,   pika   4,   të   Kushtetutës së Republikës së Shqipërisë, të nenit 7, pika 4, të  ligjit nr. 15/2016, “Për parandalimin dhe  luftimin e infeksioneve dhe sëmundjeve infektive”,  të  udhëzimeve  të  Institutit  të  Shëndetit  Publik,  me   qëllim   mbrojtjen   e   shëndetit   të   popullatës   nga    infeksioni i shkaktuar nga COVID -2019, si edhe  në  zbatim të vendimit të Komitetit të Përkohshëm për  Infeksionin  e  Përhapur  nga  Coronavirusi  i  ri.

URDHËROJ:  Në  urdhrin   nr.633,  datë   17.11.2020,   “Për    ndalimin  e  grumbullimeve  në  vende  të  mbyllura   apo  të  hapura” ,  të  ndryshuar,  bëhet  ndryshimi  si

vijon: 1.  Në  pikën  1  të  urdhrit ,  togfjalëshi  “deri  në   datën   6.9.2021”   zëvendësohet   me   togfjalëshin   “deri në datën 20. 9.2021”.

SHPËRNDAJE

Shkruaj nje koment