Pas PS, Basha mbledh grupin parlamentar në selinë blu

Kryedemokrati Lulzim Basha do të mbledhë në selinë blu në orën 12.30 grupin parlamentar të PD. Më herët ishte PS që zhvilloi një mbledhje me grupin, ku foli për ndryshimet kushtetuse sa i përket zgjatjes së afatit të vetingut.

Kujtojmë që çështje me rëndësi për të dyja palët janë ndryshimet në Kushtetutë dhe Reforma Zgjedhore për të cilat kryeministri Edi Rama i ka shtrirë dorën e bashkëpunimit opozitës.

Pritet që këto tema të jenë pjesë edhe e takimit të Bashës me deputetët, ndërsa mbetet për të parë se çfarë do të diskutojë tjetër lideri i demokratëve me grupin.

SHPËRNDAJE

Shkruaj nje koment