Dhoma e Përmbaruesve ironizon Gjonajn pas largimit: Baresha e reformës nuk na mblodhi asnjëherë në 4 vjet

0
140

Një ditë pasi Etilda Gjonaj përfundoi detyrën si ministre e Drejtësisë, ka reaguar Dhoma Kombëtare e Përmbaruesve Gjyqësorë Privatë. Kjo e fundit ka ironizuar ish-ministren. Një ditë më parë, Gjonaj bëri deklaratën e fundit si ministre, ku foli për rezultate në sistemin e drejtësisë.

Nisur nga kjo, Dhoma e Përmbaruesve thotë se në vitet që shërbeu si ministre, Gjonaj nuk i thirri asnjëherë në mbledhje. Dhoma e Përmbaruesve ka shprehur një sërë rezervash për ish-ministren, të cilën me ironi e quan ‘Bareshën e Reformës’.

“Sfidat, piedestalet dhe motivet e ndezura për Drejtësi do ta ndjekin kudo ‘Bareshën e Reformës’, bashkë me një pyetje që do të mundojë edhe ca, gjithë përmbaruesit, noterët, avokatët e ndërmjetësit kudo në Shqipëri: Në këto katër vjet suksese, arritje e privilegje fantastike, si nuk bashkëndau 1 herë të vetme, 1 mbledhje të vetme, 1 orë të vetme bashkë me të gjithë ne, disa motive të poemës që aq bukur e recitoi deri në fund, ‘Reforma në Drejtësi’?!”, thuhet në reagim.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here