Von der Leyen nis turin në Ballkanin Perëndimor, ndalesa e parë është Shqipëria

Presidentja e Komisionit Evropian Ursula Von der Leyen do të nisë turin e saj të takimeve me liderët e Ballkanit Perëndimor, pikërisht me Shqipërinë.

Më 28 shtator Von der Leyen do të vizitojnë të parën Shqipërinë. Më pas presidentja e KE-së do të udhëtojë më 29 shtator drejt Kosovës, Malit të zi dhe Serbisë. Ndërsa më 30 shtator do të ndalojë në Bosnje-Hercegovine.

Lajmi është konfirmuar nga kabineti i presidentes së KE-së, Eric Mamer, i cili tha se gjatë vizitës së saj Von derLeyen do të rikonfirmojë perspektivën evropiane të vendeve të rajonit dhe angazhimi e Bashkimit Evropian ndaj tyre.

SHPËRNDAJE

Shkruaj nje koment