Mbërrijnë 259 shtetas afganë në Shqipëri

Një grup afganësh kanë mbërritur këtë të shtunë në vendin tonë. Në një postim në rrjete sociale, ministrja Olta Xhaçka thotë se janë 259 fëmijë, që kanë shkelur në tokën shqiptare për t’u strehuar.

259 fëmijë, gra e burra të larguar nga Mazari Al Sharif, kanë mbërritur pak më parë në aeroportin e Rinasit. Falë koordinimit me partnerët, ata kanë tani një strehë të sigurt, duke rikonfirmuar edhe njëherë seriozitetin dhe përkushtimin e Shqipërisë, për shpëtimin e qindra qytetarëve afganë”, shkruan ministrja.

Deri tani numri i afganëve që kanë ardhur në Shqipëri është mbi 700 ndërsa destinacion përfundimtar kanë Amerikën.

SHPËRNDAJE

Shkruaj nje koment