Shtrenjtimi i jetesës, Tabaku: Rama ka vizion ekonomik vetëm varfërimin

Partia Demokratike ka reaguar për shtrenjtimin e produkteve të shportës. Deputetja Jorida Tabaku akuzon Ramën se ka “vizion” varfërimin e familjeve shqiptare.

Ajo thekson se ndërsa rritet kostoja e produkteve prej taksave të larta, bie konsumi shqiptarëve nga të ardhurat e ulëta.

Sipas Tabakut, qeveria Rama po varfëron vendin përmes taksimit, po mbyll bizneset përmes zhdukjes së konkurrencës dhe po përqëndron ekonominë përmes oligarkisë.

SHPËRNDAJE

Shkruaj nje koment