BE dhe NATO- thirrje Kosovës e Serbisë të përmbahen dhe t’i kthehen dialogut

Përfaqësuesi i Lartë i Bashkimit Evropian për Politikë të Jashtme dhe Siguri, Josep Borrell, ka kërkuar nga Kosova dhe Serbia që të qetësojnë situatën e krijuar në veri.

Borrell përmes një deklarate për media, ka shkruar se provokimet apo aksionet e tjera të pakoordinuara atje janë të papranueshme.

“Serbia dhe Kosova duhet të deeskalojnë situatën në terren. Çdo provokim apo veprim i njëanshëm apo i pakoordinuar, është i papranueshëm. Dialogu i ndihmuar nga BE-ja mbetet platforma e vetme për t’i adresuar dhe zgjidhur çështjet e hapura”, thënë Borrell.

Sipas tij, dy vendet duhet të gjejnë zgjidhje për të ulur tensionet dhe të pajtohen për hapat e mëtutjeshëm.

“Bashkimi Evropian do t’i mbështesë këto përpjekje. Edhe liderët e Kosovës edhe ata të Serbisë janë përgjegjës për çdo rrezikim të sigurisë, dhe mirëqenies së komuniteteve lokale edhe në Kosovë edhe në Serbi. Këtë e theksova edhe në thirrjet e mija me presidentin Vuçiç dhe kryeministrin Kurti këtë javë”.

Borrelli ka shtuar se një hap pozitiv do të ishte nëse shefat negociatorë të të dyja vendeve do të shkonin në Bruksel në ditët në vijim.

Nga ana tjetër, sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Soltenberg ka thënë se është jetike që Kosova dhe Serbia të tregohen të përmbajtura dhe t’i kthen dialogut.

Stoltenberg ka biseduar sot me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti dhe atë të Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ku u ka thënë se duhet deeskaluar situata në veri të Kosovës.

“Kam folur me Aleksandar Vuçiçin e Serbisë dhe Albin Kurtin e Kosovës për nevojën që të deeskalohet situata në veri të Kosovës. Është jetike që Beogradi dhe Prishtina të tregohen të përmbajtura dhe t’i kthehen dialogut. Mandati i KFOR-it mbetet për të siguruar ambient të sigurt dhe liri të lëvizjes për të gjithë”, ka shkruar Stoltenberg në Twitter.

SHPËRNDAJE

Shkruaj nje koment